29,03,2024

“Sidi” dhe gjimnazistët organizojnë  “Tryezën e Bamirësisë” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.26.2018. Qendra  e gjuhëve të huaja “Sidi” në Ferizaj dhe nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” nën udhëheqjen e  mësimdhënëses Hysnije Mustafa dhe ambasadores  së Rinisë së Kosovës Vanesa Sadriu është organizuar  “Tryeza  Bamirësisë”  për të sëmurët nga kanceri.

Organizatoret e këtij aksioni të bamirësisë thonë se këtë aktivitet e kanë organizuar në kuadër të fushatës muajit të sensibilizimit  për sëmundjen e kancerit të gjirit  e cila po mbahet në Ferizaj.

Këtë  aktivitet po e përkraahin shumë qytetarë të cilët po blejnë artikuj të përgatitur nga këta nxënës por kishte edhe shumë raste kur ata vetëm dhuronin mjete për të ndihmuar të rrezikuarit nga kanceri.

Bëhet e ditur se  mjetet të cilat do të grumbullohen do ti dedikohen ferizajases B.XH e cila vuan nga kanceri.

Për këtë edhe njëra nga organizatoret, Fatbardha Asllani ka falënderuar edhe nënat të cilat kanë përkrahur këtë aktivitet dhe kanë përgatitur ushqime të cilat ishin pjesë  e ndihmës  së shumë grave që po vuajn nga  sëmundja e kancerit.

“Unë po shpresoj shumë që kjo  “Tryezë e Bamirësisë” do të grumbulloj një shumë të konsideruar të mjeteve që sado pak të kontribuoj për këtë qëllim human”, tha Bardha Asllani

Ndërsa Hysnije Mustafa, mësimdhënëse në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”  thotë se kjo trditë e kësaj tryeze po vazhdo prej rreth 7 vitesh, e ku janë grumbulluar rroba, mjete financiare si dhe ushqime  për familjet në nevojë.

“Falëndrerojë qytetart të cilët gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar të tjrët, prandoj kjo tregon se këto aktivitete duhet të vazhdojnë në ndihmë të artyre që kanë nevojë” tha Hysnije Mustafa.

Tryeza e shtruar në sheshin e qytetit  vazhdimisht vizitohej nga qytetarë të cilët blenin qartikuj ushqimor por edhe dhuronin mjete edhe pa marrë asgjë vetëm që fondi të jetë sa më i madh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img