25,04,2024

Si i humbi milionat kryetari i Malishevës?

Must Read

Pasuria prej 280 mijë eurove e kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begajt duket se është e trashëguar tërsisht nga familja e tij.

Mirëpo Begaj, nuk e mohon se deri para periudhës së pasluftës ka qenë pronar i një pasurie milionëshe.

Paga prej kryetarit thuhet se është e vetmja mbijetesë për kryetarin e kësaj Komune.

“..nga pas lufta jetoj vetëm me pagën qe marr, dhe ju them se para lufta kam qenë milioner dhe tani nuk jam milioner, pasi pasuria më është shkatërruar gjatë luftës”, thotë Begaj.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, Begaj përveq që ka folur për projektet të cilat i ka realizuar gjatë udhëheqjës së tij, ai ka treguar edhe për uljën e numrit të vdekjeve të qytetarëve të Malishevës nga rriqrat, si dhe shumën që kjo Komunë, ka ndarë nga buxheti pas iniciativës për “rrepelimin e kafshëve.

Numri i qytetarëve të Malishevës që ankohen nga thumbimi i rriqrave nuk duket të jetë i vogël.

Begaj ka treguar se vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve, 961 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Malishevë, nga thumbimi i tyre. Ndërkaq fatmirësisht, vdekjet nga rriqrat sipas kryetarit janë ulur.

“Në dy vitet e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të vdekjeve nga ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), ndërsa tani jemi në vitin e tretë që nuk kemi raste të vdekjeve, dhe jemi në vitin e dytë që nuk kemi ende të regjistruar raste të infektimit me EHKK”, thotë Begaj për Gazetën Fjala.

Edhe pse disa prej banorëve të kësaj Komune ankoheshin, se pas rrepelimit të kafshëve, kulturat bujqësore kanë filluar t’iu dëmtohen, kreu i Malishevës ka mohuar një gjë të tillë.

Rastet para dy vitesh, kur kanë shkaktuar dëme të bletëve, kanë qenë dëmtimet e vetme me të cilat Komuna e udhëhequr nga Begaj, është ndeshur.

Ndërtimi i një ujësjellësi, për t’iu siguruar ujë banorëve të Malishevës, duket të jetë prioriteti kryesor i kryetarit të kësaj Komune.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img