26,04,2024

 Si e ndryshoi dëshminë brenda pak orësh nëna ‘monstër’

Must Read
Cifti qe perdhunuan 12 vjecaren

 

Ngjarja e rëndë, e ndodhur në fshatin Mbyet të Fierit, e denoncuar vetëm ditët e fundit, u rikthye dhe një herë dje, kur në sallën e gjyqit dolën njëri pas tjetrit çifti i bashkëjetuesve. E para në gjykatë është sjellë 40­vjeçarja Selvie Yzeiraj, e cila ka qenë e shoqëruar nga efektivë të Policisë së Fierit. E braktisur nga familja dhe me një fytyrë tepër të zbehtë, gruaja e etiketuar nga opinioni si një monstër, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit.

Gjatë gjithës seancës gruaja ka mohuar gjithçka ka thënë këto ditë për hetimin. Te lidhura Përdhunimi/ Si e ndryshoi dëshminë brenda pak orësh nëna ‘monstër’ Sep 14, 2016

Ekspertiza

Abuzimi me të miturën, babai akuzoi njerkun 5 vjet më parë Përdhunimi/ Motra e njerkut: Hetuesit të shikojnë mirë nga e ka çuar nëna çupën Dëshmia tronditëse/ “Fjalët e mamasë kur më përdhunonte njerku” Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta 9/14/2016 Përdhunimi/ Si e ndryshoi dëshminë brenda pak orësh nëna ‘monstër’

Para medias ajo ka thënë se nuk kishte dijeni fare se për çfarë bëhej fjalë dhe as që e dinte pse ishte arrestuar. Ajo ka hedhur poshtë pretendimin se ka pasur informacion mbi akuzat që e bija ka bërë për të dhe bashkëjetuesin. “Nuk e di pse po më mbajnë këtu.

Nuk jam në dijeni të asgjëje. ..Ju lutem mos më pyesni, sepse s’di asgjë çfarë ka thënë vajza”, ka deklaruar midis të tjerash gruaja e akuzuar për abuzim seksual me të mitur. Pas kësaj, i së njëjtës linjë ka qenë edhe burri i akuzuar. Ilmi Hoxha ka thënë se nuk e ka shkuar as në mendje një gjë të tillë. Sipas burimeve të Prokurorisë, gjatë marrjes në pyetje Selvie Yzeiraj ka pohuar se kishte pasur dijeni mbi abuzimin që i bëhej së bijës nga bashkëjetuesi i saj, e madje e kishte parë me sytë e saj këtë të fundit tek kryente marrëdhënie, por sipas të njëjtave burime, nuk kishte treguar për shkak se vajzës i dilnin fjalë.

Ajo ka nisur të ndryshojë qëndrim fill pasi hetuesit ia kanë komunikuar se kjo ishte një vepër penale që nuk rëndonte vetëm të dashurin me të cilin bashkëjetonte prej 6 vitesh, por edhe atë si bashkëpunëtore në këtë akt të rëndë. Kur hetimi i ka rrëfyer pasojat e përballjes me drejtësinë, 40­vjeçarja ka ndërprerë rrëfimin, duke deklaruar se nuk pranon të flasë më për këtë çështje. Të njëjtën gjë mësohet se ajo ka thënë edhe në gjykatë kur është pyetur nëse do të fliste. Ka qenë avokati ai që ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për të, për shkak se është shumë e turbullt dhe i duhet kohë të qetësohet për t’i rimarrë një dëshmi tjetër në vijim. Pasi i ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka vlerësuar masën e arrestit duke dhënë burg pa afat për të dy shtetasit e akuzuar, një vlerësim i bazuar edhe në kërkesën e bërë nga organi i akuzës së Fierit.

Nëna: Nuk kisha dijeni Ishit në dijeni që vajza abuzohej nga burri juaj? Jo nuk isha dhe nuk dua të flas për këtë temë. Nuk di nga i nxorët gjithë këto… Keni pranuar për hetimin se e keni parë vajzën duke u abuzuar? Pse s’keni reaguar? Nuk flas për një gjë që s’e di. Mos më shqetësoni. Si sillej burri juaj me vajzën? Unë nuk di asgjë dhe nuk di pse më kanë arrestuar. Nuk di pse po më mbajnë këtu kaq gjatë. Vajza juaj ju ka akuzuar se e dinit që bashkëshorti e kish përdhunuar dhe asnjëherë s’e keni mbrojtur…

Nuk e di çfarë ka thënë vajza ime në polici. Unë s’kam parë asnjë. Më lini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img