19,03,2024

Si do funksionoj gastronomia nga 27 shtatori? Këto janë masat e reja

Must Read


Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka dalur në konferencë për media për të njoftuar rreth masave të reja që do hyjnë në fuqi nga 27 shtatori, shkruan Gazeta Metro.
‘’Më herët kishim takim me kryetarët e Komunave të Kosovës, ku u prezantuan këto masa, duke marrë këshllat dhe sugjerimet e tyre. IKSHP konstaton se situata epidemiologjike shënon rënie të rasteve dhe viktimave, por akoma është jostabile, duke pasur parasysh që varianti Delta është ende në qarkullim. IKSHP përkundër situatës së relaksuar rekomandon vigjilencë, dhe disa masa që të parandalojmë rritjen e të infektuarve. Duke pasur parasysh se një numër i konsiduershëm janë vaksinuar, e disa po vaksinohen atëherë rrjedhimisht një pjesë e  masave do jenë në këtë drejtim’’ tha Vitia.
Ai tutje prezantoi masat të cilat pritet të hynë në fuqi pas miratimit nga Qeveria e Kosovës.

‘’Nga institucionet shtetërore dhe private dokërkohet që të paraqitet certifikata e vaksinimit, kjo vlen për aktivitetet dhe qendrat tregtare, gastronomia në ambientet e brendshme. Shkollat dhe çerdhet dofillojën nga dita e hënë, 27 shtator.

Maksimumi i nxënësve do jetë 20, aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve duke dëshmuar me certifikatë vaksinimi, ose testin serologjik, ose testin që dëshmon se jeni negativ.

Aktivitetet kulturore gjithashtu duhet të realizohen me praninë e këtyre dëshmive.

Pas miratimit të gjitha këto masa do bëhen publike’’, përfundoi Vitia.

Ai bëri thirrje për vaksinim, derisa tha edhe në këtë mënyrë tregojmë dashurinë që kemi për miqtë e familjen, duke u kujdesur për shëndetin tonë dhe të tyre

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img