19,04,2024

Shumë dështime, pak suksese

Must Read

As 100 mijë punëtorë të rinj nuk janë punësuar gjatë mandatit dyvjeçar të qeverisë “Mustafa” ashtu siç kishin premtuar partnerët e koalicionit qeverisës në fushatën zgjedhore të vitit 2014 e as nuk u janë hequr vizat kosovarëve me Bashkimin Evropian (BE).

Në fushatën e fundit për zgjedhjet parlamentare kryeministri, Isa Mustafa, kishte premtuar hapjen e 120 mijë vendeve të reja të punës gjatë mandatit katërvjeçar të Qeverisë, ndërsa shefi i PDK-së në atë kohë, Hashim Thaçi, 200 mijë vende pune.

Pikërisht kur kryeministri Isa Mustafa ka bërë dy vjet në krye të ekzekutivit të vendit, partitë opozitare dhe analistët politikë numërojnë shumë dështime të kësaj Qeverie, madje kjo e fundit, siç thonë ata, është më e dobëta që nga paslufta.

Ndërsa zyrtarët qeveritarë thonë se gjatë dy vjetëve të para Qeveria e Kosovës ka pasur shumë rezultate pozitive, duke e përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në, etj.

Haki Abazi, nga “Rockfeller Brothers Fund”, ka thënë për “Zërin” se koalicioni PDK-LDK e ka rrënuar demokracinë në Kosovë.

“Qeveria e koalicionit jonatyror dhe pa parime i LDK-së dhe i PDK-së ka vazhduar me rrënim të kualitetit të demokracisë dhe funksionalitetit të sistemit gjyqësor dhe veprimit institucional”, ka deklaruar ai./ZERI.INFO/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img