Ferizaj

Shtyrja e vitit shkollor: Flet kryetari i SBASHK’ut


Publikuar më:


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, teksa u shpreh se nuk ka ende një informacion zyrtar nëse ky vit do të shtyhet për shkak të situatës me pandeminë siç po raportohet nëpër medie.

Gjatë takimit me nivelin lokal, Jasharaj tha se të gjithë mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 1 shtator.

“Nuk kemi informacion zyrtar për shtyrje të vitit shkollor, mund të ketë qenë ide e dikujt, por ne nuk e dimë. Ajo që mund të them është se në takim me nivel komunal, ata janë shprehur të gatshëm që të fillohet viti i ri shkollor me 1 shtator. Qëndrimi i SBASHK-ut është që do të veprojmë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Jasharaj.

Jasharaj shtoi se, nëse institucionet shtetërore vlerësojnë se mësimi do të shtyhet, ata do ta respektojnë vendimin, ndërkaq tha se janë të gatshëm që mësimi të filloj me 1 shtator.

To Top