20,04,2024

Shtimja fiton vendin e III-të për performancë të mirë

Must Read

Shtime (Prishtinë), 7 shtator 2016 – Në ceremoninë e Shpërblimeve për grantet e bazuara në performancën më të mirë të 17 komunave të Kosovës partnere të projektit DEMOS, të mbajtur në ambientet e hotelit “Emerald” në Prishtinë, sot, Komuna e Shtimes mori vendin e tretë në kategorinë për shpërblimin si komuna më e mirë për vitin 2016, për performuesin më të mirë të komunës, ndërsa për të njëjtën kategori shpërblimin e vendit të parë e mori Komuna e Gjakovës, ndërsa të dytë ju dha komunës së Pejës.
Ceremonia e organizuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në koordinim me Ministrinë e Administrimit të pushtetit Lokal, është hapur nga Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, i cili ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ndërsa në vazhdim foli drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, z. Patrick Etienne, si dhe në emër të kryetarit të Asociacionit të Komunave dhe rrjetit NALAS, para të pranishmëve pati fjalën edhe kryetari i Komunës z. Naim Ismajli.
Lidhur me çmimin për Komunën e Shtimes, kryetari Ismajli në rend të parë falënderoi banorët e komunës së Shtimes të cilët janë kontributdhënës të mirë të tatimit në pronë dhe shërbime tjera komunale. Poashtu ai theksoi se është meritë e të gjithë punonjësve komunalë të cilët janë profesionistë dhe në shërbim karshi kërkesave të qytetarëve të Shtimes.
screen-shot-2016-09-07-at-18-11-18

screen-shot-2016-09-07-at-18-11-31

screen-shot-2016-09-07-at-18-11-42

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img