04,07,2025

Shtime: Për festën e 1 majit inspektorët kujdestar po kryenin punët e tyre zyrtare

Must Read

Pas publikimit të lajmit se Shtimja po feston me vetura zyrtare ka reaguar shefi i inspektorëve komunal të Shtimes Sherif Sherifi.

Sipas zyrës së inspektoratit komunal makina e cila është fotografuar ne fshatin Pjetërshtic ka qenë zyrtarisht pasi inspektori kujdestarë është ftuar nga një qytetarë për problemin rreth një tabele rrugore. Në reagimin e zyrës së inspektoratit thuhet:

“Inspektorët e Shtimës më 1 maj kanë qenë kujdestar për ta inspektuar territorin e saj. Fotografia e cila është dërguar është në Pjetershticë, mirëpo inspektori ka qenë për ta shqyrtuar një kërkese të një qytetari rreth një tabele rrugore. Gjithashtu para këtij restauranti vetura është parkuar përderisa kishte pasur defekte teknike – rrjedhje të ujit. Gjithashtu dëshmojmë se gjatë kësaj dite janë plotësuar dokumentet e punës, numri i kilometrave etj gjë që nuk ka hapësirë për shqetësime”, thuhet ne reagim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img