25,04,2024

Shqiptarët në Mal të Zi e quajnë skandal dekorimin e Gjukanoviqit nga shteti shqiptar

Must Read

Shqiptarët në Mal te Zi kanë reaguar pas dekorimit të Milo Gjukanoviqit nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me nderin më të lartë “Urdhërin e flamurit kombëtar”, raporton Lajm.

Lexoni reagimin e plotë të derguar në redaksin e Lajm-it:

Shteti shqiptar e dekoroi Milo Gjukanovic me nderin më të lartë “Urdhërin e flamurit kombëtar”. E dekoron me flamurin të cilin Gjukanovic ua ndalon shqiptarve në Mal të Zi ta përdorin dhe i arreston dhe dënon nëse shfaqet flamuri, rasti i fundit ndolli para dy javëve në Budva

1.Për çka e dekoroi pë të gjitha diskriminimet dhe asimilimin që po ua bën shqiptarve në MZ, ku numri i shqiptarve çdo ditë është në rënje

2.Gjukanoviq dhe partia e tij DPS tash 27 vjet nuk kan realizuar asnjë kërkes të shqiptarve, një nga kërkesat më të rëndesishme është Komuna e plot e Malësisë/Tuz që kurr nuk u realizua

3.Ky person dhe partia e tij shqiptarve u ndalojnë me ligj përdorimin e flamurit shqiptar

4.Ligji për të mirat detare që diskriminon Ulqinin, me parat e Ulqinit ndërtohet Budva

5.Kthimi i pronave të Shqiptarve (Valdanosi në Ulqin me mijëra renjë të udhinjve shqiptaret nuk guxojnë ti përdorin, Bjeshket e nëmura në Plav e Guci i kan shpall Park Nacional dhe shqiptaret nuk guxojn ti përdorin)

6.Fjalori i botuar nga Akademia malazeze ku fyen rënd shqiptarët (shqiptaret paraqiten si agresor,Malësoret si të albanizuar,shiptar është ai vetëm që jeton në shqipri si pas këti fjalori…)

7.Punësimi proporcional në organet administrative i shqiptarëve (Sipas statistikave zyrtare, në administratën shtetërore shqiptarët janë të punësuar vetëm me 1% për dallim nga viti 1991 kur ishim afro 7%)

8.Përdorimi i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Tirana

9.Përfaqësimi politik i shqiptarve në qeveri, heqja e ministrit shqiptar, heqja e mandatëve të garantuara

10.Kriporja e Ulqinit

11.Kolonizimi i trevave shqiptare me jo shqiptarë (boshnjak)

12.Vendbanimet shqiptare janë vendet më të varfra në Mal të Zi….

Shqiptaret në Mal të Zi nuk kanë kuj ti ankohen më.Shteti amë sot e dha provimin., thuhet ne fund te ragimit të shqiptarëve të Malit të Zi./Lajm

a008

Ilir-Meta-Millo-Gjukanovic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img