20,04,2024

Shqiponjë Miftari me koncerte humanitare dhe dhurata për fëmijë.

Must Read

Dje, më 29.12.2018 për festat e fundvitit në teatrin Adriana, Ferizaj në koncertin Humanitar të organizuar nga Shqiponja Miftari me musafirët e sajë të ftuar u oganizua një Koncert humanitar ku me këngë, valle e  poezi  u argëtuan dhe shtuan buzeqeshjet në fytyrat e të gjithë fëmijëve që ishin nga shoqata të Doën Syndrom, Ojq Pema , Hendikosi dhe disa fëmijëve jetim.

Për të gjithë ata u ndanë dhurata dhe fotografi me babadimër, donacion nga Shqiponja që kursimet e saja gjatë tërë vitit i ndajti me shumë fëmijë.

Nuk ishte viti i parë që Shqiponja dhuroi për fëmijë. Ajo ka disa vite që festave të fundvitit i gëzon të gjithë fëmijët dhe  pa dallime shpërndanë dhurata.

Shembulli i Shqiponjës është për tu ndjekur sepse këtë vit ajo dhuroi dhurata edhe për të gjithë fëmijët e shkollës fillore”Skenderbeu” në Reçak dhe para tyre u prezentua me këngët e saja.

 Shqiponjë Miftari është 9 vjeçe, nxënëse e klases se IV pranë shkollës fillore Vezir Jashari si dhe e shkollës së muzikë Çesk Zadeja në Ferizaj klasa pianos.Ajo gjithashtu mësimet shtesë për muzikë në këndim dhe piano merrë në Qendrën Artistike Sidorela Ferizaj .

Shqiponja përpos si pianiste është edhe këngëtare e këngës për fëmijë ku edhe u prezentua në shumë koncerte. Prinderit e sajë janë ata që e mbështesin në çdo sferë të jetës dhe përpos edukatës që kultivuan te vajza e tyre ata kultivuan edhe humanizmin dhe i ndihmuan asaj që të ndajë të mirat dhe gëzimet bashkë me fëmijët tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img