29,03,2024

Shqipëria zyrtarizon miqësore me këtë përfaqësuese të madhe

Must Read

56f6e46d95f9cf9d4a000000

Shqipëria do të luajë me Italinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, por më parë do të luhet një tjetër sfidë.

Kjo përballje do të jetë një miqësore mes përfaqësueseve të 21-vjeçarëve, sipas trajnerit të Kombëtares Shpresa, Redi Jupi.

Data e takimit do të jetë më 10 gusht dhe mund të zhvillohet në stadiumin e San Benedetos me një kapacitet rreth 15 mijë spektatorë, por ende nuk është zyrtarizuar fusha.

Kombëtarja Shpresa dhe ajo e Italisë së 21-vjeçarëve kanë luajtur disa herë. E fundit ishte në vitin 2007 për eliminatoret e Europianit.

Kjo miqësore do të jetë një provë para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2017 me Greqinë dhe Izraelin. Kombëtarja Shpresa do të luajë edhe dy miqësore muajin e ardhshëm, por ende nuk janë përcaktuar rivalët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img