23,04,2024

Shqipëria zgjohet e “përgjakur”, 5 të vrarë në më pak se 24 orë

Must Read

Thuhet se kriminalitetit në vend është ulur, por kjo fjali duhet të mbetet vetëm në statistikat e zyrtarëve në fushata zgjedhore.

24-orëshi i fundit ka hedhur poshtë çdo statistikë, duke i zbritur shqiptarët edhe njëherë me këmbë në tokë.

Plot 5 raste vrasjesh brenda një dite, ndoshta janë më shumë se realitet i hidhur.

Fillimisht krimi do të fillonte të vinte nga Mati, e më pas të përfundonte në Tiranë.

Tre punëtorë të Bashkisë së Matit do të vriteshin teksa po hanin drekë në një lokal.

Autori i kësaj ishte Kujtim Koxha, që shërbente edhe si kryetar i PS-së, por edhe kryeplak i zonës, që çuditërisht ishte person me precedent penal.

Mentor HoxhaErzen Alija dhe Hamit Buçi ishin ndër viktimat, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur.

Ende pa kaluar trauma nga kjo ngjarje e rëndë, vjen në vrasje tjetër, këtë herë në “zemër” të Tiranës.

Një 13 vjeçare u gjet e vdekur pasditen e djeshme, në rrugën ‘Niko Avrami’ pranë Bregut të Lumit në kryeqytet.

K.Braja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga mjete të ftohta, edhe pse u transportua në spital nga babai i saj,  Xhevat Brahja.

Dyshimet për këtë vrasje kanë rënë mbi nënën e saj.

Së fundmi dikush mendoi që bilancin ta mbyllte jo me 4 të vdekur, por me 5 të tillë.

30-vjeçari Holti Hajdari u qëllua disa herë me thikë, pranë banesës së tij në Kombinat.

Ai ndërroi jetë sot në mëngjes, ndërsa policia njofton se ka gjetur autorin, por ai mbetet ende në arrati.

24 orë, 5 të vdekur, më shumë sesa me këmbë në tokë, i kanë zbritur shqiptarët me “kokë në tokë”.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img