28,03,2024

Shqipëria i kërkon Kosovës të mos i mbetet hatri për takimin e Nishit

Must Read

Shqipëria ka kërkuar nga Kosova të mos hatërohet se kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për forumin ekonomik, i paralajmëruar të mbahet gjatë tetorit, në Nish, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë për “Kohën Ditore” se nikoqir është kryeministri serb dhe se asnjëherë nuk është diskutuar për një takim trepalësh, ku do të merrnin pjesë edhe kryeministri apo kryetari i Kosovës.

Minxhozi ka theksuar se takimi i Nishit duhet të kuptohet si përpjekje e rajonit për ta forcuar bashkëpunimin rajonal. Por vetë kryeministri serb kishte përmendur në takim me nënpresidentin amerikan Joe Biden se do të ftojë edhe përfaqësues nga Prishtina, por të nivelit më të ulët. Në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur ende ndonjë ftesë. Por edhe nëse do të ketë, zyrtarë të kabinetit Mustafa kanë thënë se nuk do të marrin pjesë, pavarësisht nivelit të përfaqësimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img