20,04,2024

Shqetësuese, hajnat po vjedhin edhe nëpër çerdhe të fëmijëve

Must Read

Rastet e vjedhjeve janë shpeshtuar në vendin tonë. Pothuaj nuk ka ditë që hajnat nuk plaçkitin shtëpi, institucione financiare e biznese  private. Por duke mos u mjaftuar me këto, hajnat ditëve të fundit kanë pasur cak edhe disa çerdhe në kryeqytet, shkruan Gazeta Express

Shtëpitë private, qytetarët, dyqanet e bankat janë vetëm disa prej caqeve të hajnave. Por, së fundmi këtë veprimtari ata e kanë shtuar edhe nëpër çerdhe.

Përgjatë nëntë ditëve të para të këtij muaji, hajnat kanë plaçkitur 3 çerdhe në kryeqytet, ndërsa kanë tentuar të plaçkitin edhe 2 të tjera.

Të dhënat që Gazeta Express ka siguruar nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se këto raste po cilësohen si “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

“Në rajonin e qytetit të Prishtinës lidhur me rastet që kanë të bëjnë ‘’Vjedhje  & Vjedhje e Rëndë‘’ në institucionet e edukimit  Çerdhe,  për periudhën kohore 01.04.2019-069.04.2019 kemi këto të dhëna: Vjedhje e Rëndë 3 raste të iniciuara, si dhe Vjedhje e Rëndë në tentative 2 raste të iniciuara”, thuhet në përgjigjen Policisë së Kosovës.

Policia tregon se në këto raste ka pasur dëme materiale, e dyshimi është se janë vjedhur edhe pajisje teknologjike dhe para.

“Kryesisht janë të dëmtuara dyert dhe dritaret e institucioneve në fjalë nga ku dyshohet se janë vjedhur pajisje teknologjike, aparate, tv, lodra, para”, theksohet në përgjigjen e PK-së, ndërkaq ende nuk dihet vlera e saktë e gjërave të vjedhura.

Javën e kaluar një bankomat i bankës TEB u plaçkit në një mënyrë të sofistikuar nga hajnat. Ata përdorën eksploziv për ta arritur qëllimin e tyre, vjedhjen.

Kjo për njohësin e çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishin, vjedhja por veçanërisht mënyra se si ishte kryer ajo, ishte shqetësuese.

Ai pati thënë për Express se kjo është hera e parë që përdoret një metodë e tillë në Kosovë dhe se policia, prokuroria dhe gjykatat nuk po bëjnë sa duhet në ndëshkimin e personave që po i kapin duke vjedhur. /GazetaExpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img