Lajme

Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet hero në Suedi


Publikuar më:


Një shqiptar vuri në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar 20 fëmijë! Fidan Bejtani me origjinë nga Kosova, u shndërrua në një hero në Suedi, pasi shpëtoi 20 fëmijë në parkun e lojrave, të cilët po kërcënoheshin nga një grua që mbante një thikë në dorë.

Gruaja tentoi të sulmonte me thikë fëmijët, ndërsa ata luanin në grup! Menjëherë shqiptari, pasi e vuri re, nxitoi t’i merrte thikën nga dora. Bejtani u përplas fizikisht me gruan agresore, veprim që edhe mund t’i kishte marrë jetën.

Akti i tij human është duartrokitur nga e gjithë Suedia, madje Fidan Bejtani u nderua edhe me çmimin “Heroi i Vitit 2018” në Suedi. Edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, ka falënderuar shqiptarin në emër të të gjithë qytetarëve suedezëve.

To Top