25,04,2024

Shpërthim dhe të shtëna në Zubin Potok

Must Read

zubim-potok

Një shpërthim i fuqishëm, si dhe të shtëna armësh automatike janë dëgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e kulturës në Zubin Potok, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në kohën e shpërthimit, në shtëpinë e kulturës kanë qenë më shumë se 10 punëtorë të cilët ishin duke përgatitur sallën për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është dashur që sot nga ky vend t’i drejtohet qytetarëve të kësaj ane.

Sipas këtyre burimeve, përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dal në vendngjarje, aty ndodhen një numër i madh edhe i pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në rroba civile.

Autorët, si dhe motive i këtij incidenti nuk dihen.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëvendës drejtorin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, por ai si zakonisht nuk e ka hapur telefonin. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img