Ferizaj

Shpërndahen pajisjet dhe makineritë për përfituesit e granteve nga Fondi i Punësimit


Publikuar më:


Përkrahja për bizneset prodhuese në Ferizaj është ofruar vazhdueshëm nga Komuna e Ferizajt. Kjo përmes Fondit të Punësimit që nënkupton mbështetjen me pajisje, makineri për bizneset prodhuese. Sot, u shpërndanë 4 makineri për mobileri dhe 10 sete të rrobaqepësisë për përfituesit e granteve të shpallur sipas thirrjes publike nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Për të bërë shpërndarjen e këtyre pajisjeve dhe makinerive, doli i pari i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi. Ai tha se drejtoria që udhëheq vazhdueshëm është gjendur afër bizneseve që përmes formave të ndryshme t’i ndihmoj ato. Ai tha se programi i qeverisjes sonë lokale për të ndihmuar bizneset, e që është Fondi i Punësimit, deri më tani ka ndihmuar dhjetëra biznese prodhuese, gjersa edhe sot u ndihmuan 14 sosh.

Falënderues për këto grante u shprehën edhe përfituesit e tyre, të cilët thanë se me këto pajisje dhe makineri, do t’i krijohen mundësi më të shumta për të rritur e fuqizuar biznesin si dhe nxitur punësimin e të rinjve në këto biznese.

To Top