02,07,2025

Shpërndahen fidanet e arrave për 38 fermerë përfitues

Must Read

Si rrallëherë më parë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj po mbështet bujqit e fermerët ferizajas. Janë 36 fermerë përfitues duke përfshirë edhe shkollën bujqësore “Zenel Hajdini” që përfituan nga subvencionimi për fidane të arrave.

Për ta bërë shpërndarjen, doli vet i pari i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami. Ai tha se ky subvencionimin do të shtrihet në 18 hektarë për ngritjen e fidaneve të arrave duke përfshirë edhe me mbështetjen me sistemin e ujitjes pikë-pikë.

Falënderues për këtë mbështetje u shprehën edhe fermerët përfitues të cilët vlerësuan lartë, angazhimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në ndihmë fermerëve përmes subvencionimit të kulturave bujqësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img