27,04,2024

Shpërndahen dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Must Read

Këtë të enjte në prag të festës së fundvitit  janë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta në Handikos  në Ferizaj.

Gjatë kësaj jave këtyre fëmijëve  organizata dhe kompani të ndryshme  u dhanë  dhurata të ndryshme dukë filluar nga ato ushqimore deri ne rekuizita.

Së bashku me fëmijët sot,për tu shpërndarë dhurata ishte edhe  menaxheri TEB Bankës  në Ferizaj Adnan Ibrahimi.

Është kjo një traditë të cilën TEB Banka po e vazhdon  për disa vite dhe në prag të festave mundohet që sadopak ti gëzoj  fëmijët e sidomos ata të kategorisë me nevoja të veçanta” tha Adnan Ibrahimi,menaxher i TEB Bankës në Ferizaj.

Për këto dhurata  të gjithë donatorët i ka falënderuar menaxherja e qendrës Handikos, Xhemile Murseli.

“Shfrytëzoi rastin që të falënderoi të gjithë donatorët të cilët këto ditë me dhuratat e tyre kanë gëzuar këta fëmijë. Sot rreth 40 dhurata ka sjellë TEB Banka në Ferizaj  por gjatë kësaj jave  dhurata kanë sjellë edhe Kompania ELI-AB, Kompania Plus Center, Banka Ekonomike,nxënës të shkollës Qendra e Kompetencës, nxënës të shkollës fillore “Vezir Jashari” dhe vullnetar të organizatës rinore Rin’On në Ferizaj” tha Xhemile Murseli

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img