Editorial

Shpërfaqja e modelit të dikurshëm serbë ndaj sistemit arsimor në Kosovë


Publikuar më:


Pas vitit 1981, LKJ-ja praktikisht e kishte zhbërë sistemin kushtetues në Kosovë dhe kishte hedhur në veprim platformën politike mbi Kosovën, e e cila shpërfaqte një diferencim të egër ideo-politik, fillimisht kundër intelektualëve të çdo niveli e më pastaj edhe kundër studentëve dhe nxënësve të të gjitha niveleve të procesit mësimor.

Diferencimi ideo-politik eliminoi nga procesi mësimor shumë kuadro shembullor, që nga universiteti, shkollimi i mesëm dhe fillor e deri te akademia e shkencave dhe institucioneve tjera shoqëroro-politike.

LKJ-ja kriter për plotësimin e vendeve të lira të punës si në të gjitha nivelet e shkollimit, ashtu edhe në institucionet shkencore, e përdori kriterin e “vlerësimit” që nënkuptonte politikën e vëllazërim-bashkimit dhe patriotizmit socialist-jugosllav.

Gjykuar sipas atyre rrethanave, ai kriter ishte i mjaftueshëm që një profesor me studime 4 vjeçare t’a zëvendësonte një doktor shkence, mandej një student me 5 provime në fakultetin e fizikës ta zëvendësonte një profesor me studim 4 vjeçar të të njëjtit fakultet.

Sot kur po bëhen 2 dekada që pushtimi serb fizikisht nuk është i pranishëm në Kosovë, po shpërfaqet e njëjta metodë e përzgjedhjes së trupit mësimor në të gjitha nivelet e shkollimit, tani jo me diferencimin ideopolitik serb por me kriterin partiak të punësimit.

Thjeshtë partia që është në pushtet do të bëjë gjithçka që është e mundur, për ti përzgjedhur militantët e vet partiak.

Ndryshe nga periudha e pushtimit serb, kur njerëzit me diploma, zëvendësoheshin nga ata pa diploma por që dëshmoheshin të devotshëm për rezhimin politik sllav.

Aktualisht politika arsimore në Kosovë e këtyre dy dekadave të fundit, përmes kolegjeve private por jo vetëm, ka krijuar më shumë diploma e tituj akademik sesa vetë qytetar që posedon vendi prandaj sot nuk ka nevojë që ata me letra ti zëvendësojnë njerëz pa letra, por është ndërtuar një standard i njëjtë për një periudhë të ndryshme.

Në këto rrethana natyrshëm shtrohet pyetja, pse nëpër komuna konkretisht në byrotë e punësimit duhet intervistu kandidatët për punë në sektorin arsimor kur përzgjedhja mund të jetë fare e thjeshtë, e drejtë dhe e lehtë duke përdorur si kriter mesataren e suksesit të arritur gjatë studimeve.

Fatkeqësisht edhe testi që është synuar tu bëhej arsimtarëve nuk ishte me motiv për ta matur kualitetin e tyre arsimor, por ishte një metodë djallëzore për ti poshtëruar, denigruar e besa edhe dëbuar nga procesi mësimor jo të dobëtit por të padëgjueshmit e politikës sepse shkollat me mësimdhënës të pamerituar plotë e përplot i ka mbush politika.

Dikur faktorët që ndikonin në formimin e personalitetit ishin trashëgimi, ambienti dhe aktiviteti. Sot “shkencëtarët e politikës në Kosovë” këta faktor i kanë zëvendësuar me trekëndëshin nxënës, prind dhe arsimtar.

Është e ndershme që ta dinë publiku në Kosovë se nëpër shkollat tona ka nxënës shumë të zgjuar dhe ambicioz, por fatkeqësisht të tillët nuk përzgjidhen nga politika për tu prirë dhe për të qenë bartës të proceseve. Prandaj ata të vetmen mundësi për të shfrytëzua kapacitetin e tyre e kanë braktisjen e vendit.

Por fatkeqësisht ka edhe një pjesë nxënësish që për fatin e hidhur përdorin substanca narkotike brenda mureve të shkollës, që bartin boksa dhe thika nëpër çanta në vend të literaturës mësimore e besa ndonjëherë shtinë edhe me armë.

Arsimtarët me të tillë nxënës duhet të kalojnë si të munden, sipas modelit tërhiq e mos e këput litarin sepse çelësin e disiplinimit ose përjashtimit të tyre e ka komuna.

Për të verifikuar një situata të tilla se çfarë është gjendja nëpër shkolla mjafton që ministria e arsimit dhe këshilli i prindërve në mënyrë të befasishme të bëjnë një vizita nëpër shkolla dhe aty do të ndeshin një pasqyrë të çartë se çfarë janë një pjesë e fëmijëve të tyre në procesin mësimor, aty do të vërejnë mosvijushmëri të rregullt në mësim, bredhje nëpër korridore gjatë procesit mësimor, banka e karrika të dërmuara, klasë me dyer të shkatërruara si në epokë lufte, grafite nga më poshtërueset në inventar dhe mure e deri te përdhosja e fotografisë së Skenderbeut.

E në qoftë se ndonjë nxënës përsëritet për shkak të mosangazhimit total të tij, atëherë prind e politikan të gjithë si një uragan ngriten në këmbë për të penguar përsëritjen e klasës për të.

Punëtorët arsimor në sistemin tonë shkollor me vete kanë vetëm fjalën e tyre për të rregulluar procesin mësimor, e disave – atyre të ardhur me ryshfet nga politika edhe ajo u mungon.

Natyrshëm në një përbuzje kaq ekstreme të procesit mësimor, nuk do të ndjejnë fyerje ata që atë e meritojnë sepse e shpërdorin detyrën, por të fyer do të jenë ata që janë të suksesshëm në punë, por kush ta matë suksesin e tyre në Kosovën katrahurë.

Fatkeqësisht sot njerëzit në Kosovë nuk janë në garë për të realizuar suksese njëri më shumë se tjetri, por për ta poshtëruar sa më shumë që të jetë e mundur njëri tjetrin.

Kjo në gjuhën e Tomas Hopsit i bie “lufta e secilit kundër secilit”. Arsimtarët do të poshtërohen pafundësisht përderisa në masë të konsiderueshme nuk e kuptojnë se mbrojta e të drejtës së tyre dhe e procesit mësimor është më primare se sa të jenë vegla qorre të politikës.

Testi PISA u përdor si fushatë ekstreme kundër sistemit arsimor në Kosovë në të gjitha studiot televizive.

Dikur Jugosllavia i akuzonte punonjësit arsimor si frymëzues të irridentës kurse sot rrugaçët e politikës i trajtojnë si njerëz pa dije.

Rron Gjinovci i njohur si gjuajtës i rektorit të universitetit të Prishtinës Mujë Rugova, në ceremoninë e dyzet vjetorit të themelimit të universitetit të Prishtinës ku i pranishëm ishte edhe baca Rifat Jashari, aktin e tij le ta vlerësojnë ata që kanë ndërgjegje. Gjinovci tani monitorues i cilësisë në arsim përmes një OJQ-je i cili vetëm ai e din se kujt i shërben, është bërë i “famshëm” me zbulimet e plagjiaturave të punonjësve universitarë, por për hyrë të së vërtetës ky njeri nuk zbulon gjë sepse përndryshe vetë do të kishte titull akademik, por fatkeqësisht ai po i shfrytëzon polemikat dhe ndërskamsat në mes punëtorëve universitar dhe thjeshtë ai nuk është as më shumë e as më pak se sa një altoparlant i hileve të punëtorëve universitar.

Në kohën kur arsimtarët hynë në grevën dyorëshe për shkak të mos zbatimit të ligjit të pagave, Rron Gjinovci duke e kërcënuar kryetarin e sindikatës së arsimit për cilësinë e dobët në procesin e mësimdhënies, pretendon që arsimtarëve tu zvogëlohet paga se edhe ashtu i kanë më të lartat në rajon.

Ҫdo kush që e ka dëgjuar dhe vlerësuar me kujdes Rronin e ka të qartë se ai është një debil llaskuc e i fëlliqur.

Ai nuk e kupton se sindikata e arsimit financohet nga arsimtarët jo për cilësi në arsim por për mbrojtjen e të drejtave të tyre që u shkilen nga politika dhe së dyti pagat e arsimtarëve në Kosovë nuk maten me ato të rajonit por me sektorët tjerë të shoqërisë kosovare.

Cilësinë në arsim duhet ta matë ministria e arsimit dhe inspektoratet e këtij shërbimi. Por kënd ta ndëshkojnë? Ata që vetë i kanë ngrit në karrierë pa meritë.

Gjinovci në atë takim u zotua se do të bënte protesta kundër sindikatës së arsimit. Athua vallë ky llaskuc i politikës pse nuk po thërret protesta për shkak të mos formimit të qeverisë, kur zgjedhjet janë mbajtur rezultati është pranuar e fituesi dihet botërisht ish partia e tij.

A e dinë ky dhe të tjerët si ai se në qoftë se buxheti i Kosovës nuk miratohet në kohën e duhur atëherë nga Prilli do të çrregullohet funksionimi i shkollave, spitaleve, policisë, ushtrisë dhe çdo gjëje tjetër thjeshtë forcat politike në Kosovë. Nxitur nga ambiciet e tyre personale vendin tonë po e kthejnë në pozitën e viteve ‘90-ta duke nxjerr çdo gjë jashtë sistemit ashtu siç kishte vepruar Milosheviqi.

Thjeshtë Kosova nuk ka ngecje vetëm në arsim por edhe në inkuadrimin në Interpol, UNESCO, kombe të bashkuara, sot vazhdon procesi i ç’njohjeve për Kosovën e për fatin tonë të zi shteti po rrugëton në drejtim të zhbërjes sepse formula e bërjes së qeverisë as tani e as në të ardhmen nuk japin garanci se do të ketë ekzekutiv stabil.

Sigurisht në këtë katrahurë arsimtarët janë më të pafajshmit në galerinë e zhvillimeve në Kosovë.

Remzi HASANI

To Top