15,07,2025

Shpend Ahmeti përplaset fort me Lirak Çelajn e Sami Hamitin. Çelajn e bën për pesë pare

Must Read

Shpendi1-1024x682

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përplasur keq me Lirak Çelajn e PDK-së dhe me Sami Hamitin e LDK-së. Në debatin “Jeta në Prishtinë”, Ahmeti ia ka përmendur Lirak Çelajt deklaratat që i kishte thënë sa LDK ishte duke udhëhequr me Prishtinën.
“Mirëpo, kur LDK hyri në koalicion me PDK-në, Lirak Çelaj ndërrohet tërësisht, dhe bëhet bashkë me Sami Hamitin, për të cilin nuk kishte lënë gjë pa thënë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ahmeti e ka goditur edhe Sami Hamitin e LDK-së, duke ia kujtuar atë që e kishte thënë shefi i tij, Isa Mustafa, se SHIK-u po kontrollon gjithçka.
Këtyre deklarateve të Ahmetit I është kundërpërgjigjur edhe Lirak Çelaj edhe Sami Hamiti.
Çelaj ka theksuar se LDK asgjë nuk kishte qeverisur keq, sapo qeverisë tash VV.
Ahmeti ia ka përmendur Çelajt kushtet që i kishte PDK për të hyrë në koalicion me VV-në, ku kishte kërkuar që të ndahen edhe numrat e drejtorëve të shkollave. / Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img