19,04,2024

Shoqërohen në polici 4 të dyshuar për dëmtimin e pyjeve

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,

kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”,

lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjve .

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në katër persona të dyshuar

të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt dhe po i

transportonin ato me një kamion, dy automjete furgon dhe një traktor.

Në stacionin policor në Ferizaj janë shoqëruar katër persona dhe pas

intervistimit, ndaj njërit është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj tre të

tjerëve janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa automjetet ,

traktori dhe drunjtë u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të

tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve,

transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që,

sa herë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht

drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo

përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë

: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img