25,04,2024

Shoqëria civile të hënën proteston kundër fenomenit të gjakmarrjes

Must Read

Ferizaj. 24.02.2019. Organizata ORA përmes një komunikate për medie  ka bërë të ditur se nesër do të protestojnë  kundër fenomenit të  gjakmarrjes dhe vëllavrasjes.

Kjo është komunikata e plotë e organizatës ORA

“Organizata ORA në bashkëpunim me të rinjët dhe shoqërine civile në Ferizaj, të Hënën më 25/02/2019 duke filluar nga ora 11:30 do të mbajë protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes,rikthimit të vëllavrasjes, që së fundmi ka filluar të shqetësojë jashtë mase vendin tonë, e veçançrishtë ne të rinjët, që pretendojmë te ecim përpara e të jemi pjesë e shoqërise europiane! Ftojmë të gjitha mediat e vendit tonë t’i bashkëngjiten kësaj proteste paqësore dhe të reflektojmë së bashku kundër kësaj dukurie që po merr jetë të rinjësh dhe po shkatërron familje. Lokacioni do te jetë: Sheshi Adem Jashari (para komunës së Ferizajt)” thuhet  në komunikatën lëshuar nga oraganizata ORA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img