19,04,2024

Shoqata e Gjuetarëve të Ferizajt nis menaxhimin e pyjeve

Must Read

Është nënshkruar marrëveshja 10-vjeçare midis Komunës së Ferizajt dhe shoqatës së gjuetarëve”Shqiponja” në funksion të mbrojtjes së 34 mijë hektarëve me pyje, të cilat janë mjaft të pasura me florën e faunën. Ndaj ka nisur të kontrollohen dhe menaxhohen nga Shoqata e Gjuetarëve, e cila ka si qëllim mbrojtjen dhe rritjen e numrit të kafshëve të egra.

Në këtë komunë janë të regjistruar rreth 200 gjahtarë, ndërkohë atyre u është kufizuar gjuajtja e egërsirave në periudha të caktuara. Pyjet e kësaj komune konsiderohen se janë të pasura me specie të veçanta të egërsirave, prandaj kjo veprimtari do të ketë rregulla të reja për gjuetarët, duke ruajtur shtazët e rralla, shkruan sot Koha Ditore.

Jusuf Idrizi, kryetar i shoqatës së gjahtarëve “Shqiponja” në Ferizaj, ka thënë se do ta ruajnë faunën dhe do të shtojnë kafshët e egra nëpër viset malore të kësaj komune. Sipas tij, deri tashti njerëz të papërgjegjshëm kanë keqpërdorur viset malore, duke vrarë egërsira të ndryshme, të cilat nuk lejohet me ligj./A.Ademi.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img