23,04,2024

Shoqata e Bankave kërkon komercializimin e institucioneve mikrofinanciare

Must Read

Funksionimi i institucioneve mikrofinanciare nën petkun e organizatave joqeveritare nuk është zgjidhje.

Në programin legjislativ të vitit 2016 është edhe ligji që rregullon statusin e këtyre institucioneve që aktualisht operojnë si organizata jofitimprurëse, shkruan sot Koha Ditore.

Për t’i dhënë përgjigje shndërrimit të institucioneve jofitimprurëse që kanë operuar si biznese, Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financave po kërkon praktika të shteteve të tjera.

Procesi ka rezultuar të jetë shumë i komplikuar pasi këto institucione janë ngritur nga donacionet dhe ato kanë qenë të liruara nga obligimet tatimore në kohën kur ato kanë kredituar shtresa të caktuara shoqërore, kryesisht me norma shumë të larta të interesit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img