19,04,2024

Shoqata e artistëve Figurativ “Zef Kolombi” organizon Koloninë Artistike “ArsFer” në Ferizaj.

Must Read

Kjo koloni ka karakter mbarëkombëtarë ku do të marrin pjesë 38 artistë nga trojet shqiptare si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

“Ky aktivitet është shumëdimensional dhe i domosdoshëm për artin pamor, sidomos në këtë periudhë të vështirë dhe është një pasurim i aktiviteteve kulturoro-artistike në qytetin e Ferizajt. Kjo  koloni është organizuar në Ferizaj në këtë format, ku për qëllim ka zhvillimin dhe promovimin e krijimtarisë artitike në Kosovë, me fokus të veçantë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në me të artistëve. Në kuadër të Kolonisë artistike do të zhvillohen aktivitete të ndryshme si pikturim, vizita në vende të ndryshme të qytetit, diskutime, debate, muzikë dhe do të përmbyllet me një ekspozitë me punimet e realizuara gjatë kolonisë” thuhet në njoftimin e Shoqatws sw artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.

Kolonia zgjatë tre ditë dhe mbahet më 15,16 dhe 17 Janar 2021 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Artistët pjesëmarrës në këtë koloni janë: Adelina Hakiu, Alaudin Elezi, Agon Qosa, Arbenita Kërçeli, Arsim Kajtazi, Avni Islami, Azem Kuçana, Drilona Murseli, Bardha Goga,Besa Kica, Blerina Kasa, Dali Alili, Emin Hasani, Emrush Xhemajli, Fitim Avdyli, Habib Musliu, Halil Matoshi, Haki Xhakli, Imri Musliu, Kastriot Zeqiri, Laura Brahimi, Lebibe Topalli, Muhamet Ahmeti, Mujadin Nuhiu, Nehat Beqiri, Nuhi Ahmeti, Përparim Behluli, Pranvera Sylejmani, Qazim Qukovci, Reshat Ahmeti, Sokol Maloku, Shkurta Haxhiu, Shpend Qeriqi.

Ekipi punues i kolonisë është Ilmi Sadiku, Blerta Hashani, Jetullah Sylejmani, Skender Bedriu, Kujtim Shabani.

Kolonia Artistike “ArsFer” është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img