24,04,2024

Shokuese, i gjithë departamenti policor jep dorëheqje

Must Read

police-1-620x330-1900x700_c

Sa mendoni se qyteti juaj është në duart e sigurta të policisë, një mëngjes zgjoheni dhe mësoni se në qytetin tuaj nuk vepron asnjë polic.

Kjo u ka ndodhur banorëve të Green Mountain Falls, Colorado, SHBA, pas dorëheqjes së marshallit policor, Tim Bradley. Veprimin e tij e ndoqën menjëherë edhe tre policët tjerë vullnetarisht, pa dhënë ndonjë sqarim, transmeton Koha.

Detyrat policore aktualisht janë duke u kryer nga qarku i afërt El Paso dhe ai Teller.

Banorët janë informuar për këtë dorëheqje masive të martën mbrëma nga udhëheqësia e qytetit.

Ndonëse misteri ende vazhdon për këtë dorëheqje masive, një burim anonim i ka thënë televizionit amerikan “Fox 21” se policët ishin të pakënaqur me politikën dhe me kryebashkiaken e porsazgjedhur, Jane Newberry.

Por ajo u tha banorëve se duhet të ndjehen plotësisht të sigurt.

“Në kohë zgjedhjesh, gjithmonë ka njerëz që dëshirojnë të rrinë dhe të ikin, mendoj se kjo ndodh në çdo qeverisje lokale. Ai [marshalli] po ndjek mundësi tjera me sa kam kuptuar dhe i uroj fat atij, por kjo nuk do të thotë se jemi pa policë. Nuk ka asnjë arsye që dikush të brengoset. Jemi komunitet i vogël dhe është një prej përparësive tona që kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka thënë kryebashkiakja.

Mësohet gjithashtu se qeverisja e qytetit Green Mountain Falls së shpejti do të hap konkurs për pranimin e policëve të rinj.

Në Green Mountain Falls jetojnë rreth 700 banorë, ndërsa gjatë verës kjo shifër mund të shkojë deri në 1,200.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img