16,04,2024

Shoferi 19-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin e moshuar

Must Read

a-36-650x358

Një 68-vjeçar humbi jetën këtë të hënë pasi u përplas për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të fshatit Arramenas.

Lele Kupa ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një makinë tip Benz që drejtohej nga 19-vjeçari Alban Kullai. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor me të cilën udhëtonte i riu. Por po ashtu, edhe i moshuari i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të papritur.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img