24,04,2024

Shkollat e Ferizajt kampion në garat Republikane në pingpong

Must Read

Sot në ShFMU ” Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajtën garat Republikane në pingpong nën patronatin e Federatës së sportit shkollor.

 Të pranishëm në këto gara ishin Shefi i divizionit të sportit shkollor në departamentin e Ministris  së Kulturës, Rinis dhe Sportit, z.Fikret Shatri, sekretari i Federatës së sportir Shkollor z.Agron Dubovci, nënkryetari i Komunës së Ferizajt z. Arton Gavazi, Drejtori i DKA-së z.Afrim Llabjani dhe zytrari për Arsim z.Bashkim Bytyqi.

Në këtë garë morën pjesë regjioni i Prishtinës , Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës dhe  nikoqiri i kësaj gare Ferizaj ku u arritën këto rezultate:

SHML-FEMRAT

Vendi i parë:

Gjimnazi”Kuvendi i Arbërit” -Ferizaj 🥇🏆

Vendi i dytë:

Gjimnazi “Hajdar Dushi”- Gjakovë🥈

SHML-MESHKUJT

Vendi i parë:

Gjimnazi”Kuvendi i Arbërit” -Ferizaj🥇🏆

Vendi i dytë:

Shml “Shkolla e Arteve”- Pejë🥈

SHFMU-FEMRAT

Vendi i parë:

“Jeronin de Rada” -Ferizaj 🥇🏆

Vendi i dytë:

 “Agim Ramadani”-Gjilan🥈

SHFMU-MESHKUJT

Vendi i parë:

“Jeronim de Rada” -Ferizaj🥇🏆

Vendi i dytë:

Shfmu”2″- Vushtrri🥈

 Kryetari i Federatës së sportit shkollor z.Ardian Telaku  falënderoi të gjitha regjionet për përkushtimin dhe punën që po bëjnë në këto aktivitete sportive, shoqatën e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor të Ferizajt për këtë organizim si dhe Drejtorin e shkollës “Tefik Çanga”  dhe Klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img