26,04,2024

Shkolla fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj kalon në mësim “online”. Pesë mësimdhënës dalin pozitiv me Covid-19

Must Read

Gjatë ditës së sotme  është marrë vendim që shkolla fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj të kalojë në mësim online, gjegjësisht në variantin”C”

Deri te ky vendim ka ardhur  pasi që pas analizave në këtë shkollë kanë dalë pesë mësimdhënës pozitiv me coronavirus.

Këtë informacion e bëri të ditur drejtori i shkollës z.Basri Hasani, i cili shtoi se për hapat e mëtutjeshëm të veprimeve,  publiku do të njoftohet me kohë.

“Drejtoria e SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, pas konsultave me IKSHPK dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Ferizaj, ka marrë vendim që nga nesër, më datë 29.09.2020, të kalohet tërësisht në planin C të mësimit, pra në metodën e mësimit online. Ky vendim i autoriteteve është marrë  pas diagnostifikimit të disa arsimtarëve me COVID-19” ka thënë  Hasani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtori I Arsimit, Afrim Llabjani i cili tha se nga nësër kjo shkollë kalon në variantin “C”

“Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhezuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik”, ka thënë Llabjani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img