28,04,2024

Shkolla e gjelbër që në çdo stinë mbetet e gjallë

Must Read

Ferizaj.21.07.2017. Është interesante se si në këto ditë të ngrohta vere atyre që u bien ta vizitojnë oborrin e shkollës së mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini” në Ferizaj e kanë vështirë ta identifikojnë se ndodhen në një kopshte të bukur bujqësor, apo në oborrin e një shkolle të mesme profesionale e cila dalëngadalë po shndërrohet në një punishte të bukur bujqësie.
Ndonëse kohë pushimesh ku secili mendon ikjen në det apo në mal , punonjës të shkollës së Teknologjisë dhe Agrobiznesit ndodhen këtu duke ujitur lulet, serrën apo duke vjelë produkte të freskëta e të shëndetshme të punuara nga duart e njoma të nxënësve të shkollës.
E kush i prin gjithë kësaj pune të përkushtuar? Është vet drejtori i shkollës Abdullah Imeri i cili po angazhohet që asnjë qoshe e kësaj hapësire të mos shkojë dëm.
Ai me gjithë stafin teknik por edhe profesorë të lëmive bujqësore vizitojnë me kënaqësi hapësirat ku rriten disa lloje të produkteve bujqësore dhe kënaqen me rritjen e tyre sikur me rritjen e një fëmije të njomë që më pas bëhet fryti i pjekur i shoqërisë.
“Bujqësia nuk njeh pushim, sa piqet një produkte e vilet , duhet të kujdesemi për tjetrin. Vazhdimisht ka punë këtu për t’u bërë sa më të prekshme mësimet për nxënësit tanë, prandaj jemi të përkushtuar që t’i ruajmë e t’i punojmë pjesët e ndryshme ku kemi të mbjella produktet e ndryshme” nis tregimin drejtori I shkollës Abdullah Imeri.
Për të dhe punonjësit e tjerë të shkollës veç bimës së shëndetshme objekt pune  është edhe bima e tharë. Ai tregon se nxënësit pa përtesë po vijnë herë pas here në shkollë edhe këto ditë për të mësuar teknika të ndryshme aplikimi kur bëhet fjalë për rritjen e produkteve bujqësore.
“ Bashkë me profesorët e kemi parë të arsyeshme t’u shpjegojmë nxënësve se si rritet e kur piqet një pemë apo perimet dhe pse thahen apo çfarë duhet bërë më tutje dhe kështu na ndodh shpesh të punojmë me nxënësit edhe kur nuk ka orar mësimi” shpjegon drejtori Imeri.
Edhe punëtorët teknik të kësaj shkolle nuk mbeten indiferent ndaj interesimit tonë. Ata me buzëqeshje tregojnë lulet shumëngjyrëshe që i kanë dhënë jetë shkollës në kohë pushimesh. Kurse mbajtëset e këtyre saksive kanë një histori edhe më të veçantë. Ato u krijuan nga hekurat e bankave të shkatërruara për të shërbyes si dizajne të lakmueshme e dekor i oborrit të shkollës.
Çka nuk gjen vizitori në oborrin e shkollës së mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj e që për shumë kë ende mbetet njëra ndër shkollat e padëshiruara pa arsye.
Trangujt e vjelur aty, as nuk mund të krahasohen më ata që vijnë nga vendet e largëta që kushedi sa orë kanë bërë deri në tryezat tona. Perimet e tjera siç janë domatet specat e patatet tashmë kanë marrë ngjyrën e pjekjes dhe i japin jetë këtij kopshti.
E para objektit të shkollës një hapësirë me mjedra ëmbëlson secilin vizitor që ka dëshirë t’i përshëndes.
Pak më tutje tri koshere me bletë po presin të japin mjaltin e kultivuar me shumë dashuri për shëndetin e atyre që kanë nevojë , kurse një hapësirë me mollë të papjekura mirë veqëse ka nisur të vilet nga fëmijët e lagjes.
Oborri i kësaj shkolle përmban gjithë atë mjete që i duhen një kopshti e një kopshtari të kujdesshëm, prandaj njohuritë e marra këtu burojnë nga baza, nga shkronja e deri të fruti. Shih për këtë udhëheqësit e shkollës për të satën e herë kanë bërë thirrje tek prindërit që moshat e reja të nxënësve të orientohen drejt në tregun e punës duke u bërë nxënës të kësaj shkolle ku gjallëria nuk pushon në asnjë stinë të vitit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img