Ferizaj

Shkolla e fshatit Komogllavë përfiton donacion nga Banka Botërore


Publikuar më:


Gjatë vitit që sapo e lamë pas shkolla fillore e mesme e ulet “Besim Rexhepi” në Komogllavë, kishte aplikuar për një grant nga Banka Botërore, grant ky që kishte për qëllim ngritjen e kapacitete në këtë̈ shkollë. Ky grant është në vlerë 15.000 mijë dollarë, ndërsa mundësinë̈ për ta fituar këtë grant e kanë pasur vetëm 80 shkolla në mbarë Kosovën.

Me këtë rast drejtorja e kësaj shkolle Idajete Qazimi, ka thënë se këtë̈ grant kanë arritur ta fitojnë̈ duke aplikuar me një plan projekt gjithpërfshirës që ka pasur qëllim ngritjen e cilësisë̈ në mësimdhënie dhe mësimnxënie. “Projekti ka përmbajtur 5 pako, 3 nga të cilat janë realizuar, ndërsa dy pako tjera në të cilat përfshihen janë dy trajnime për mësimdhënës dhe një vizitë studimore me të gjithë̈ nxënësit e ciklit të lartë, por për shkak të pandemisë nuk është arritur që të realizohet.

Pakot e realizuara përfshijnë̈ të gjitha mjetet e konkretizimit për lendet Fizikë, Kimi, Biologji dhe Matematikë,ndërsa janë fitur 4 llaptop dhe 2 projektor dhe inventarin për kabinete, për shkollën amë dhe paralelën e ndarë në Llugaj dhe Gurëz”” ka thënë drejtorja Qazimi. Realizimi i këtyre pakove ka kërkuar një angazhim shumë të madh nga aplikimi e deri në realizim, por e gjithë̈ kjo punë është̈ bërë̈ nga drejtorja e kësaj shkolle dhe sekretari Arben Mehmeti si dhe komisionit për realizimin e garantit. U tha se këto mjete kanë qenë mesë të domosdoshme për një mësim më cilësor dhe më atraktiv për nxënësit e këtij fshati.

To Top