24,04,2024

Shkolla e Agrobiznesit “Zenel Hajdini” dhe kompania Bau Market nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me mundësi punësimi

Must Read

Shkolla e mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj  dhe Bau Market , sot nënshkruan një marrëveshje  bashkëpunimi për nxënësit e shkollës për kryerjen e mësimit praktik më mundësi punësimi.

Disa nga nxënësit më të dalluar do të kenë mundësinë  për të  zhvilluar punë praktike në profilin e Hortikulturës.

Drejtori i kësaj shkolle tregoi se një bashkëpunim i  tillë është shumë profitabil për nxënësit.

“ Sapo kemi nënshkruar një  marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e mësimit praktik në kuadër të projektit  të Mësimit në Vendin e Punës. Është ky një aktivitet në kuadër të mësimit Dual, i cili ka filluar para tre vite në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë. Falënderoi kompaninë Bau Market, e cila na ka ofruar mundësinë që nxënësit tanë të kryejnë mësimin praktik, intershipin po në fund të kësaj edhe mundësi punësimi për nxënësit tanë.” ka thënë Abdullah Imeri, Drejtor i Shkollës së Agrobuiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.  

Menaxheri i kompanisë Bau Market për regjionin e Ferizajt, Gentian Leku  tregoi se është hera e parë që po bëjnë një marrëveshje të tillë  me një shkollë në komunën e Ferizajt, ndërsa theksoi se do të ofrohen mundësi edhe për shkolla tjera.

“Rëndësia e e marrëveshjes së Shkollës së Agrobiznesit me Bau Marketin ka të bëjë me kryerjen e praktikës nga nxënësit të cilën do ta bëjnë në Bau Market  dhe ata nxënës të cilët tregohen të suksesshëm do të mundohemi të jenë edhe pjesë  e Bau Marketit. Planifikimi për tu punësuar në këtë kompani varet edhe nga interesimi dhe minimum do të jetë për katër nxënës e pse jo edhe më shumë. Ky është vetëm një fillim dhe besoj që do të vazhdojmë tutje. Ne kemi edhe pjesën  e sektorit të elektrikes, nxehjes, ujësjellësit e cila ka të bëjë me profilet e shkollës Teknike” ka thënë Gentian Leku.

Për aktivitetin e shkollës dhe kujdesin e nxënësve për sistemimin e tyre në pjesën praktike në këtë shkollë   kujdeset Qendra për Karrierë.

Edhe zyrtarja e kësaj Qendre Nafije Beqa u nda e kënaqur me këtë marrëveshje.

“ Me këtë marrëveshje në  këtë kompani presim zhvillim të shkathtësive të nxënësve dhe të arrihet qëllimi i kësaj qendre dhe shkollës që të përgatisim  këta nxënës për tregun e punës dhe në  të ardhmen këta nxënës të punësohen në këto kompani apo edhe të vetëpunësohen” tha profesoresha Nafije Beqa.

Ndërsa si motiv për angazhim e cilësojnë edhe nxënësit e kësaj shkolle.

“Është një rast i mirë për kryerjen e pjesës praktike në një kompani  prestigjioze siç është Bau Market. Kemi kryer pjesë praktike edhe më herët por ky është një rast shumë i mirë  dhe një motivim shumë i mirë për profesionin tonë”  tha Donart Hyseni nxënës i kësaj shkolle.

Pas nënshkrimit të kontratë  të gjithë nxënësve që ishin prezent gjatë kësaj ceremonie të nënshkrimit Kompani u dhuroi nga një komplet pajisjesh  për punë në profilin e Hortikulturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img