Ferizaj

Shkodra fton Teatrin “Adriana” në Ferizaj për festimet e 70 vjetorit të Teatrit “Migjeni”


Publikuar më:


Binjakëzimi i ndodhur vite më parë mes Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës ka bërë që aktivitetet e shumta kulturore, kultura e artistët shkodran të ngjiten në skenën kulturore të Ferizajt për vite me radhë. Së fundmi, si rezultat i këtij bashkëpunimi, Teatri “Adriana” nga Ferizaj ka pranuar ftesë nga Bashkia e Shkodrës për festimet e 70 vjetorit të aktivitetit teatror të Teatrit “Migjeni” nga Shkodra. Kjo ftesë flet për bashkëpunimin e shkëlqyer mes institucionesh tona të binjakëzuara si dhe nderin e vlerësimin që drejtuesit e përfaqësuesit e kulturës në Shkodër, kanë për artin dhe kulturën që zhvillohet në qytetin tonë, veçanërisht përpjekjen e përkushtimin e Teatrit “Adriana” në afirmimin mbarëkombëtar të vlerave të artit skenik.

Një delegacion nga Drejtoria e Kulturës, drejtuesit e teatrit tonë dhe këshilli drejtues do të marr pjesë në ceremoninë festive sipas ftesës. Publiku ferizajas çmon lartë vlerat kulturore që përçon çdo aktivitet e pjesëmarrje kulturore e artistëve shkodran në Ferizaj. Kjo u vërtetua edhe së fundmi, në edicionin e 49’të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku shfaqja “Zona e pritjes” nga Shkodra bashkë me shfaqjen “UN Inspektori” nga Ferizaj ndanë çmimin e parë nga juria profesionale.

To Top