27,04,2024

Shkodër: 47 vjeçarja u mbyt me duar, arrestohet bashkëshorti

Must Read

ifti-shkodran

Policia zbardhi sot paradite ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Sipas policia viktima, 47 vjeçe Suela Sula ka gjetur vdekjen pasi është mbytur me duar.

Ajo u gjet e vdekur në tualetin e Mobileri “Europa”, në Melgushë pranë aksit Shkoder- Lezhë. ku ishte bashkëpronare. Dyshimet e para ishin për vetëvrasje ose grabitje por ekspertiza mjeko ligjore konstatoi se shkaqet e vërteta të vdekjes.

Policia ndalon bashkëshortin për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”

“Nga ana e specialistëve të seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, u bë ndalimi i shtetasit: Sadetin Sula, 47 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi: Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S, (bashkëshortja e tij), e cila u gjet e pajetë ne tualetin e Mobileri “Europa”, dyshohet se viktima është vrarë ( mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal”, informon sot policia e Shkodrës.

Suela S. rreth 45- vjeçe u gjet e pajetë nga punëtorët e mobilerisë të cilët kanë njoftuar efektivët e policisë pasi kanë konstatuar trupin e pajetë. Për zbardhjen e ngjarjes mbërritën nga Tirana edhe një grup ekspertize . Efektivët e policisë morën në pyetje edhe të afërmit e viktimës për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img