29,03,2024

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, i konfiskohet arma

Must Read

Shtime. Në vazhdën e zbatimit të planit operativ: “Sezoni veror 2015” dhe në masat e shtuara të Policisë në parandalimin e të shtënave të pakontrolluara me armë zjarri në dasma dhe ahengje , pas informatave të pranuara nga qytetarët, policia në  Shtime  ka intervenuar në rrugën ,,Tahir Sinani” duke shoqëruar në polici  një person i cili kishte shtie me armë gjatë një ahengu familjar, të cilit i është konfiskuar  arma e brezit, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide, thuhet në raportin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Pas intervistimit , Prokurori vendosi që rasti të procedohen në procedurë të rregullt gjyqësore.

Nisur nga këto raste dhe rrezikut të vazhdueshëm nga të shtënat e pakontrolluara, Policia në Ferizaj edhe kësaj here bën thirrje për kujdes të shtuar në dasma dhe ahengje familjare. Ndryshe, Policia është e obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore, në parandalimin e këtyre rasteve dhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img