19,04,2024

“Shigjeta” dënon gjuhën e krerëve të OVL-UÇK-së ndaj Aida Dërgutit, ka një porosi

Must Read
Haradinaj dhe Ngucati

Letra shpreh mospajtimin e indinjatën e thellë me reagimin e kryetarit Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur po synohej miratimi i plotësim-ndryshimeve në Ligjin për Veteranët.

“Mos ma bëj me gisht, se ta shti atë gisht në gojë”, i kishte thënë nga ulëset e mysafirëve ndër të tjera Gucati, deputetes që po fliste në foltore të institucionit më të lartë legjislativ në vend.

“I nderuari kryetar Gucati dhe anëtarë të Kryesisë së OVL-së në Prishtinë. Së pari shprehim indinjatën tonë të thellë me atë se çfarë ngjau në Kuvendin e Republikës së Kosovës ndaj motrës dhe bashkëluftëtares sonë Aida Dërguti. Kjo ngjarje na tronditi pa masë ne veteraneve të D.T. Nr.2 të Operacionit ‘Shigjeta’!, thuhet krejt në fillim të letrës së hapur të “Shigjeta-s”.

Lexo edhe: Kuvendi kryen punë me veteranët, miratohet Ligji për Plotësim

“Ne, pa përjashtim i dënojmë ashpër të gjitha veprimet e disa përfaqësueseve të OVL-së, të cilët na dëshmuan se nuk përfaqësojnë zërin tonë në mbrojte të vlerave të vërteta të luftës sonë të lavdishme. Gjuha e shprehur nga ata individë cenon rendë dinjitetin e motrave tona luftëtare, respektivisht të bashkëluftëtares sonë Aida Dërguti. Atyre që nuk e njohin atë ua rikujtojmë se motra jonë Aida është shëmbëlltyrë dhe figurë e rëndësishme e historisë sonë me të re dhe vazhdon të jetë edhe sot. Ajo është shembulli me i mirë se si duhet mbrojtur vlerat e luftës sonë të lavdishme”, thuhet më tej në letër.

Se dyti, thuhet më tej në letër, ne kuptuam se Qeveria jonë kishte paraqitur në Kuvend ndryshimet e Ligjit të Veteranëve të UCK-së, me qellim të ndarjes tashme të vetë kategorisë së Veteranit luftëtar, në disa kategori të tjera në baza kohore në mënyrë tejet diskriminuese.

“Në këtë pikë ne të gjithë e mbështesim fuqishëm kauzën e motrës sonë Aida Dërgutin dhe të deputetëve të tjerë të Kuvendit, qe e ngritën zërin e arsyes dhe i thanë JO kategorizimit diskriminues të Veteranit luftëtar”.

“Të nderuar përfaqësues të vërtetë të OVL-ve, thirrni një herë e mirë mendjes dhe kujtojeni se çfarë interesi përfaqësoni. Kujtojeni sakrificën e bashkatdhetarëve tanë, të cilët që nga kontinenti i largët Amerikan, Australia dhe mbarë Evropa, iu përgjigjen shpalljes se mobilizimit nga Qeveria e Kosovës dhe kushtrimit dhe zërit të popullit për liri, deri në çlirimin definitiv të Kosovës”, thuhet më tej në letër. “Na thoni ju, kush nga ne e kishte menduar se lufta jonë e lavdishme do të përfundonte në një të ardhme të afërt. Për hir të së vërtetës kujtojeni betejën e Koshares dhe të Pashtrikut, ku ranë për të mos vdekur kurrë mbi 130 ushtarë tanë”.

Në letër bëhet edhe një lutje.

“Luteni, mos shkelni mbi gjakun e tyre, mos shkelni sakrificën e ushtareve tanë, mos i diskriminoni ata. Kujtojmë, Ligji në fuqi edhe ashtu i ndan pjesëtaret e UCK-së, në Invalid të luftës, Veteran luftëtar, pjesëmarrës, pjesëtar dhe kontributdhënës. Bashkohuni edhe ju me zërin e arsyes sonë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të lavdishme, për hir të gjakut të derdhur të dëshmorëve tanë të kombit. Thoni JO kategorizimit diskriminues të Veteranit luftëtar të UCK-së”, thuhet në fund të letrës që në emër të Veteraneve të D.T. Nr.2 të Operacioni të “Shigjeta” mban firmën e Bilall Sylës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img