27,04,2024

Shi e borë në Kosovë, deri të martën

Must Read

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore, thuhet në njoftimin e IHK.Reshjet e shiut do të vazhdojnë sonte dhe nesër në shumë vende. Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesërishme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Telegrafi.Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60mm (l/m 2 ) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm(l/m 2 ).Në javën tjetër pritet që mëngjeset të jenë me ngrica të cilat do të paraqesin vështirësi në komunikacion.Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore do ta karakterizojnë vendin gjatë kësaj periudhe. Reshjet parashihen diku vonë sonte që fillimisht do të jenë në formë shiu e më tej masat e ajrit nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale gjë që do të krijohen kushtet për reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore do të ketë vetëm reshje bore dhe ulje të temperaturave minimale deri -7gradë Celsius.Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, në viset e ulëta, derisa ata maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradëCelsius. Reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën për të vazhduar sërish ditën e enjte.Shtypja atmosferike do të ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokaliteti mund të arrijë mbi 15m/s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img