Ferizaj

Shfaqja ‘Kur hana del’ hapë edicionin e gjashtë të Festivalit të Teatrit në Tetovë


Publikuar më:


Shfaqja “Kur hana del” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit do të hapë edicionin e gjatë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë, që nis të enjten, më 11 tetor 2018 në Maqedoni.

Shfaqja “Kur hana del” e cila u dha premierë me 1 tetor në Ferizaj është produksion i Teatrit “Adriana”.

Ngjarja e kësaj shfaqje vendos në një qendër psikiatrikën në Kosovë. Drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve, derisa në fund mbyllet me një akt tragjik.

Në shfaqje luajnë: Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë zgjas deri më 16 tetor 2018.

Përveç shfaqjes së Teatrit “Adriana”, pjesë e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Teatrit në Tetovë do të jenë edhe shfaqjet “Zoti i masakrës dhe “Arturo Ui” të  Teatri Kombëtar të Kosovës,  shfaqja “Në det” e Teatri Shqiptar të Kumanovës,  “Shërbëtoret” e Teatrit Kombëtar Eksperimental nga Tirana dhe shfaqja “Vdekja e Dantonit” e Teatri Shqiptar të Shkupit.

To Top