28,03,2024

Shfaqja ferizajase hap Festivalin e Teatrove në Egjipt

Must Read

Shfaqja “Kopraci” e Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt, me regji të Elmaze Nurës do ta hapë edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental që mbahet nga 11 deri më 19 shtator 2019 në Kajro të Egjiptit.

Menaxhmenti i Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt njofton se shfaqja ferizajase do të ketë dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator.

“Publiku i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar, do të ndjekë për dy net me radhë, më 11 dhe 12 shtator, lojën brilante, konceptin e gjetjet e jashtëzakonshme regjisoriale dhe intrigat që shoqërojnë këtë shfaqje të përzgjedhur nga juria profesionale ndërkombëtare për pjesëmarrje në këtë festival”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Adriana”.

Pjesëmarrja e Teatrit ‘Ardiana” në festivalin e Kajros është paraqitja e parë e këtij teatri para një audiencë të tillë ndërkombëtar, ndërsa është mundësuar nga Komuna e Ferizajt.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Uratë Shabani Doruntina Xhemajli, Vjosa Abazi, Sherif Bega dhe Milot Salihu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img