Lajme

Sherifi, Molliqajt: A ndjen sadopak përgjegjësi personale për gjendjen e opozitës?


Publikuar më:


sherifi-protesta-deri-n-euml-largimin-e-k-euml-saj-qeverie-video_hd

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, mbrëmë në një intervistë për RTK-në nuk është ndalur së akuzuari dy partitë opozitare AAK-në e Nisma për Kosovën se kanë dëmtuar bllokun opozitar.

Ai madje i ka quajtur këto dy subjekte argatë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

E, lidhur me këto akuza të Molliqajt, sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Telegrafin se kjo nuk do të duhej të ishte mënyra e përmbylljes së një etape shumë të suksesshme të bashkëpunimit.

Ai madje i ka parashtruar një pyetje Molliqajt, se a ndjen sadopak përgjegjësi personale për gjendjen në të cilën ka ardhur blloku opozitar?

Sherifi ka shtuar se do të ishte mirë që nëse rrugët do të ndahen, kjo të bëhet me dinjitet.

“Më së miri do të ishte që, nëse gjithsesi rrugët do të na ndahen, atëherë këtë ta bëjmë me dinjitet dhe ta lëmë  mundësinë që në të ardhmen sërish të bashkëpunojmë”, ka thënë Sherifi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se nëse  me çdo kusht tenton ta paraqes vetën si ‘engjëll’ atëherë kanë çfarë të thonë edhe ata.

“Nëse me çdo kusht tentojnë që veten ta portretizojnë si engjëll ndërsa të tjerët si demon atëherë sigurisht që edhe ne kemi çka të themi”, u shpreh Sherifi, duke shtuar se “nëse  nuk arrijmë të gjejmë mënyrë për të vazhduar bashkëpunimin atëherë së paku mos të përbaltim njëri tjetrin./

Comments
To Top