27,04,2024

Shënohet dita e shkollës “Afrim Abazi”

Must Read

Ferizaj. 19.03.2017. Me një program zbavitës, nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe banorët e lagjes “Sherret”, shënuan sot ditën e shkollës, e cila mban emrin e dëshmorit Afrim Abazi.

Drejtori i shkollës Mustafë Zejna, u tha të pranishmëve se janë mbi 250 nëxënës që i ndjekin mësimet këtu dhe që, përveç mnësimit të rregullt, dallohen në aktivitete letrare , në arte pamore dhe në grupe të organizuara sipas lëndëve mësimore. Ai veçoi mësimin tërëditor, që po zbatohet si pilot-projekt në këtë shkollë që nga fillimi i shkurtit të këtij viti. Me aktivitete të lira dhe me mbështetjen e komunitetit, shkolla “Afrim Abazi”, ka arritur ta rregullojë oborrin me drurë dekorativë dhe hapësira të gjelbëruara, tregoi drejtori Zejna.

Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari i komunës Muharrem Svarqa, tha se njëra nga arritjet e mëdha të kohës së sotme, është mundësia që të shkollohemi të papenguar, ta zhvillojmë personalitetin e këtyre fëmijëve dhe të rinjve, duke i përgatitur ata që nesër t’i dalin zot vetes, familjes, rrethit shoqëror dhe të marrin përsipër fatet e këtij vendi.

“Duke e shënuar ditën e shkollës suaj, ne kujtojmë dëshmorin Afrim Abazi dhe qindra dëshmorë e martirë të kësaj ane, që u flijuan për ditën e sotme, që ne të jetojmë të lirë, të mësojmë e të punojmë, si dhe të festojmë për arritjet tona”, theksoi z. Svarqa. Më tej ai u ndal tek disa nga detyrat aktuale të rreth edukimit të fëmijëve dhe të të rinjve.

“Ndërtimi i koncepteve të drejta për individin, familjen, komunitetet e ndryshme dhe për shoqërinë, si dhe kultivimi i raporteve të shëndosha, me vlerat e një shoqërie demokratike, të hapur e të qytetëruar, përbën një nga obligimet e shkollës sonë. Reformimi dhe përshtatja e planeve dhe programeve mësimore, duke i dhënë përparësi përvetësimit të shkathtësive që mundësojnë gatishmëri për punë të suksesshme në profesione të ndryshme, përbën gjithashtu njërin nga aspektet më të rëndësishme të shkollimit sot. Ne më tej nuk do të duhej të nxjerrim mijëra të diplomuar në profesione që nuk i kërkon tregu, as mijëra të diplomuar që nuk e zotërojnë profesionin për të cilin kanë marrë diplomë. Sepse në këtë mënyrë vetëm sa do ta mashtrojmë veten dhe do ta ngarkojmë edhe më tej gjendjen aspak të lehtë në fushën e punësimit dhe të mirëqenies shoqërore”, u tha të pranishmëve i pari i komunës së Ferizajt.

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve Gafurr Bytyçi, i porositi nxënësit, arsimtarët dhe të pranishmit që ta kultivojnë ndjenjën e humanizmit e të bashkëpunimit të ndërsjellë, në përpjekjet e përditshme për ta ndërtuar vendin tonë sa më të bukur. Ai tha se çmimin aq të shtrenjtë që e kemi paguar për lirinë, duhet ta përmbushim me jetë të denjë, me unitet dhe me përpjekje drejt së ardhmës më të mirë.

Gjatë shënimit të ditës së shkollës, e cila lidhet me përvjetorin e rënies së dëshmorit Afrim Abazi, pranë varrit dhe bustit të tij u bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img