Ferizaj

Shënohet 40 vjetori i bashkimit politik të organizatave patriotike


Publikuar më:


Në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i 40 vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimi i Lëvizjes Popullore të Kosovës.  Në këtë akademi kanë marrë pjesë veprimtarë të çështjes kombëtare, drejtues të LPK-së, historian, zyrtarë komunal si dhe mysafirë të shumtë nga Kosova, e Maqedonia e veriut.

Në hapjen zyrtarë të kësaj akademie të  pranishmit me një fjalë rasti në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i është drejtuar Balton Dërguti, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Ai ka përgëzuar të pranishmit për këtë akademi, ndërsa ka folur edhe për rëndësinë e madhe që ka pasur kjo lëvizje në kohërat më të vështira në cilat është përballur Kosova.

Ndërkaq Mustafë Xhemajli, para mysafirëve ka lexuar një kumtesë për Lëvizjen Popullore të Kosovës, nga viti 1945 deri në vitin 1999.

E nga ana tjetër publicisti, veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Berat Luzha, ka elaboruar kujtime për rolin e nënës shqiptare, të cilat kanë ndihmuar mjaft shumë sa i përket kësaj lëvizje.

Në këtë akademi ka marrë pjesë edhe veprimtari Ali Ahmeti i cili ka përshëndetur të pranishmit si dhe Bajram Ajeti anëtarë i shoqërisë “Levizja”.

Në fund të kësaj akademi, janë shpërndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në çështjen kombëtare, ndërkaq në fshatin Komogllavë është bërë zbulimi i pllakës në shtëpinë e Muharrem dhe Fatime Xhemajlit – vatër e atdhetarizmit dhe bazë e përpjekjeve, organizimit, veprimtarisë dhe Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK- së.

To Top