18,04,2024

SHENJTËRIMI I NËNËS SË PLANETIT

Must Read

Shkruan: Hanife Salihu
Sot, sot po shenjtërohet bija e popullit tonë! Sot, sot po bekohet engjëlli i kësaj toke e cila u lumtura para trembëdhjetë viteve! Sot e më pas do të lutemi në emër të nënës së planetit tonë, sot e tutje njerëzit e këtij planeti pa dallim religjioni, pa dallim race, pa dallim kombësie, pa dallim ngjyre, pa dallim a është skamnor apo i pasur, do të ketë mundësi ti drejtohet me lutje bijës së popullit tonë, BIJËS SHQIPTARE!
Faleminderit nënë e botës, që përmes bamirësisë tënde, përmes vullnetit tënd të pashoq, përmes palodhshmërisë tënde, përmes hapave tu, përmes përqafimeve tua për njerëzit që i bëje t’iu jepje kurajo për jetë, përmes dashurisë tënde të pashoq e bëre popullin tënd të ndjehet krenar me veprën tënde, përmes emrit tënd i tregove dhe do të vazhdosh ti tregosh të gjithë atyre që do vijnë në jetë se sa bujar janë shqiptarët, sa madhështi ka dalur nga gjiri i tyre.
Për ti shërbyer të mirës, ti nënë e madhe e këtij planeti na mësove që duhet pasur vetëm vullnet, duhet pasur vetëm gatishmëri, duhet pasur shpirt çiltërsie.
Nënë Tereza, ke qenë dhe do të mbetesh shembulli më i mirë i dashurisë njerëzore.
Por, sikurse çdo qenie njerëzore të kishte shpirtin e NËNËS TEREZË, a do të kishte njerëz që vdesin për një kore bukë, për ujë, a do të kishte njerëz të vetmuar, njerëz të zdeshur, a do të kishte kaq vuajtje e mjerim?
Me gjithë bindje e them; Jo, jo nuk do të kishte!
Por, duhet pasur vetëm një shpirt të madh si të NËNË TEREZËS për t’a bë ketë jetë pa vuajtjeje për të gjithë qeniet njerëzore që jetojnë në ketë planet.
Ti nënë e madhe, faleminderit me gjithë shpirt që popullit tënd ia shtove edhe një madhështi, ia shtove edhe një epitet, përveç se identitetin kombëtar, kemi identitetin edhe bijtë e NËNËS SË MADHE, BIJTË E NËNËS SË BOTËS, BIJTË E NËNËS TEREZË. Faleminderit e dashur NËNË TEREZË!
Po cili popull nuk do të kishte dëshirë ta ketë një shpirt gjigant siç e patëm ne NËNËN tonë të madhe? Një shpirt i madh si i nënës Terezë!
Shenjtërimi po ndodh me fjalët e saj të dalura nga zemra e saj e madhe!
O Nënë e botës së njerëzve të këtij planeti, jo vetëm që i dhe nga shpirti yt i madh mbështetje njerëzisë, por i dhe edhe filozofi kuptimplote.
Vërtet, çdo fjalë e juaja o nëna jonë e madhe është për t’u studiuar, çdo fjalë e juaj është mburrje për popullin tënd!
Faleminderit o zot që na dhurove një shpirt kaq të madh, si të NËNËS TEREZËS.
Identiteti im tani e tutje si shqiptare do jete identiteti edhe si bija NËNË TEREZËS!
Faleminderit o NËNË E MADHE që po na bënë të ndjehem më krenar se kur, do ti lutëm zotit në emrin tënd të madh, NËNË TEREZA!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img