27,04,2024

Shenja pozitive te Ferizaj, ditët në vijim vendimtare për fatin e Isufit dhe “Ujqëve”

Must Read

Stina e dimrit është kohë për ‘gjah’ dhe këtë e dijnë “Ujqërit” më së miri. Në aksion janë edhe ata të Ferizajt që kanë filluar të lëvizin gurët në aspektin organizativ të klubit, problem ky me të cilën u ballafaquan gjatë tërë stinorit vjeshtor të kampionatit.

Kështu të paktën ka deklaruar trajneri i kësaj skuadre Bekim Isufi, i cili deklaroi se ka shenja pozitive dhe se ditët në vijim priten të jenë vendimtare për klubin.
“Jemi takuar me drejtuesit e klubit dhe ka shenja pozitive pasi që gjërat kanë filluar të lëvizin. Gjatë ditëve në vijim presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, theksoi shkurtimisht Isufi.

Isufi mori drejtimin e Ferizajt në fillimin e këtij edicioni. Pjesën vjeshtore të kampionatit, skuadra e tij e mbylli në pozitën e dhjetë me 18 pikë.
Ferizaj synon që të ri-organizohet për pjesën pranverore të kampionatit dhe të kërkoj pikët e shpëtimit, të cilat do ta mbanin edhe për një edicion më shumë në Superligë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img