20,04,2024

Shëndetësia ferizajase në 2020-tën, sfidë, menaxhim i pandemisë dhe projekteve kapitale

Must Read

Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi mbajti konferencën e fundvitit për media me ç’rast njëkohësisht bëri edhe bilancin e punës në këtë drejtori.
Viti 2020, ishte vit i vështirë i përballjes me pandeminë e virusit COVID-19, porse Shtabi Emergjent Lokal, kryesuar nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ia doli suksesshëm që të menaxhoj këtë situatë, pjesë kryesore e së cilës ishte edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Përveç të gjitha masave për mbrojtjen nga ky virus, të marra nga Shtabi Emergjent Lokal, në këtë drejtori u shënuan edhe suksese të shumta. Vetëm gjatë 10 mujorit të këtij viti janë kryer 535,230 shërbime mjekësore, 58,679 analiza laboratorike, 14,945 shërbime të rentgenit, janë kontaktuar afro 4000 qytetarë e familje të infektuar me virusin COVID-19 nga Qendra e Thirrjeve të QKMF-së, kurse për gripin sezonal janë vaksinuar mbi 7500 qytetarë. Viti 2020, u shënua edhe me projekte kapitale si Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani, nisja e procedurave për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Softaj, kurse në aspektin e mirëqenies sociale, përveç mbështetjes së organizatave komunitare sipas thirrjes publike, janë ndihmuar mbi 5000 familje në nevojë me pako ushqimore e higjienike, ndërsa është bërë edhe renovimi tërësor i Zyrës së Kontaktit për Fëmijët me prindërit e divorcuar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img