27,04,2024

Shëndetësia e Ferizajt i bashkëngjitet grevë së punëtorëve shëndetësorë të Kosovës

Must Read

Punëtorët shëndetësor të institucioneve publike në Ferizaj, i janë bashkuar grevës 24 orëshe të thirrur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës. Përveç Emergjencës, nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm në Spitalin e këtushëm dhe nëpër qendrat e mjekësisë familjare nuk u ofrua asnjë shërbim mjekësor.

Kryetarja e Sindikatës së Spitalit të Ferizajt Halime Zymberi, u shpreh e vendosur për radikalizim të grevës nëse nuk realizohen kërkesat e mjekëve për rritje të pagave.

“Qëllimi i kësaj greve është tërheqja e vëmendjes së të gjithë faktorëve relevant shtetëror në lidhje me kërkesat e adresuara nga FSSHK-ja për projektligjin mbi pagat dhe kjo grevë do të zgjas 24 orë dhe nëse nuk ndërmerren hapa për kërkesat e tona greva do të radikalizohet. Emërgjenca do të punoj, ndërsa qytetarët duhet ta dinë se punëtorët shëndetësor duhet të paguhen e jo gjithmonë të shkelur e sidomos mjekët, ata nuk janë më të dobët se ata që po shkojnë po u japin pare e këtu po lypin krejt pa pare”, tha Zymberi.

Të pakënaqur për kushtet në të cilat po punojnë u shprehën edhe punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kryetarja e Sindikatës së QKMF-së në Ferizaj, Tevide Imeri, tha se shpreson që kërkesat e mantelbardhëve të merren parasysh.

“Është grevë e cila është organizuar në nivel të vendit, është këshilli drejtues i cili ka vendos që sot të hyjmë në grevë 24 orëshe për t’i realizuar qëllimet e tona, ligjin e pagave për ta kaluar dhe kërkesat tona që i kemi dërguar Qeverisë për t’i futur në këtë ligj, amandamentet e tona që kemi kërkuar, një rritje të dinjitetshme të pagave me një koeficient të cilin na ka mbështetur edhe Komisioni paralamentar për Shëndetësi. Shpresoj shumë se kjo grevë do ta has në vesh të qeveritarëve dhe do ta marrin më seriozisht punën e shëndetësisë. Kjo është një grevë paralajmëruese dhe në qoftë se këto nuk merren parasysh grevën do ta vazhdojmë pas festave të fundvitit për të vazhduar me greva gjenerale të cilat na i mundëson ligji për organizim sindikal”, tha Imeri.

Sipas Imerit, kjo grevë po përkrahet edhe nga qytetarët.

“Qytetarët janë duke na kuptuar, po na mbështesin shumë, madje në kontaktet që unë kam pasur me ta na kanë thënë që të vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona, janë vetëdijësuar aq shumë qytetarët sa nuk mund të merret me mend. Ne kur e rregullojmë mirëqenien e punëtorëve shëndetësor, njëkohësisht rregullohet edhe mirëqenia e qytetarit, sepse nuk mundesh me kërku një kontroll kualitative prej mjekut i cili është me këtë pagë kaq të pavlerë”, tha Imeri.

Në Kosovë një mjek specialist për punën që kryen paguhet me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img