25,04,2024

Shënohet 29 vjetori i themelimit të Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Ceremonia e 29 vjetorit të themelimit të Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve.

Në këtë takim morën pjesë  Prof.Dr. Liman Rushiti, Mulla Xhevat Kryeziu, Januz Mazreku, Raif Musa, Valdete Musa, Syzana Krasniqi,  Besa Kuka,  Ali Lipovica, Fehmi Hajrullahu, Prof. Fatmir S. Çerkini dhe i gjithë personeli Arsimor dhe Administrativi Universitetit, Komanda e policisë Gazmend Hoxha,  Komanda e FSK-së , Naim Ymeri, Imri Salihu dhe student e qytetar të vullnetit të mirë

Dekani i Fakultetit të Menaxhimit, Fatmir Çerkini, në emër të Rektorit të UShAF, Agron Bajraktari, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe iu uroj mirëseardhje në këtë ngjarje të rëndësishme për historinë e popullit shqiptarë.

“Në këtë ditë të rëndësishme për popullin tonë, ju kujtoj se viti 1990 karakterizohet me themelimin e Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve dhe Ngatërresave, i cili hyri në historinë tonë si viti më i organizuar dhe më frytëdhënës, hyri si bashkim i popullit tonë brenda dhe jashtë trojeve etnike dhe u bë një nga masat mbrojtëse më të fuqishme kundër pushtuesit serb, e cila më vonë u shndërrua në lëvizje çlirimtare. Kësaj lëvizje në atë kohë iu bashkuan edhe studentë dhe profesorë të Shkollës së Lartë Teknikë të Ferizajt për t’i dalë në ndihmë vendit tonë”, tha Dekani.

Ndërsa, Liman Rushiti, i cili ishte profesor në atë kohë, tha se ishte shumë i nevojshëm organizimi i popullit shqiptar për çlirim kombëtar dhe uroj që Këshilla të këtij lloji të mos kemi më, por të kemi Këshilla për ekonomi dhe çështje të tjera që e qojnë vendin tonë drejt zhvillimit.

Komandanti i Policisë për rajonin e Ferizajt, Gazmend Hoxha, ndër të tjera theksoi se misioni i pajtimit të gjaqeve është mision i shenjtë dhe tha se Policia e Kosovës do të jenë gjithmonë të gatshëm që të ndihmojnë Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve për të arritur qëllimin e tyre.

Xhevat Kryeziu – Hoxhë, tha se sot u bën 29 vite nga fillimi i themelimit të Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve dhe e cilësoi si një rrugëtim mjaft të gjatë e me plot sakrifica, por i rezultuar me sukses.

Nga radhët e familjarëve të cilët në atë kohë shtrinë dorën e pajtimit dhe falën gjakun e më të dashurve të tyre, foli Rrahim Bajraktari, i cili fali gjakun e nënës, vëllaut dhe motrës së tij. Ai përshkruajti se si nga aktivistët e lëvizjes mori kurajo dhe fali gjaqet.

Në Ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunave, pjesëtar te FSK, pjesëtarë nga Policia e Kosovës, familje të dëshmorëve, profesorë, studentë dhe qytetarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img