28,03,2024

Shefi i AUV’it paralajmëron mbylljen e bizneseve që nuk respektojnë masat Anti-COVID

Must Read

Shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu, ka deklaruar se duhet të jetë përgjegjësi e të gjitha institucioneve e po ashtu edhe qytetarëve zvogëlimi i numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 e viktimave.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka treguar se inspektorët e rinj do të angazhohen drejtpërdrejt në luftimin ose në mbikëqyrjen e zbatimit të masave Anti-Covid-19, derisa paralajmëron të gjithë ato biznese që nuk respektojnë orën policore se do të gjobiten dhe mbyllen deri në 30 ditë.

“Nëse ka raste që vazhdojnë punën sigurisht që do të merren masa ashtu siç janë të parapara edhe me vendim dhe me ligj. Ata që nuk respektojnë masat, që juridikisht quhen recidivistë do të mbyllen deri në 30 ditë, kështu që operatorët ta kenë parasysh që inspektimet kanë me qenë rigoroze. Pra, ata që nuk iu binden urdhrave dhe situatës që kemi vdekje më shumë se kurdoherë, do të merren masat që të vetëdijesohemi që të kemi një parandalim të kësaj sëmundje”, thekson ai.

Kadriu thotë po ashtu se një përkushtim të veçantë kanë edhe për kontrollin e mallrave ushqimore në pikat kufitare.

“Ne nuk do me thënë që tash e kemi një sëmundje ngjitëse dhe me i harruar këto punët tjera. E kemi parasysh, inspektorët tanë kufitar janë në pozicionet e tyre, nuk kanë lëvizë asnjë herë dhe do të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre për kontrollin e produkteve ushqimore gjatë importit, pra ashtu siç kanë punuar përpara edhe tash. Këta inspektor nuk kanë qenë të tërhequr ose të angazhuar për Covid-19. Ata do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës. Edhe inspektorët veteriner i kanë punët e veta të përditshme që nuk kanë qenë as ata në kontrollin për parandalimin e sëmundjes sikurse inspektorët fito-sanitarë”, shprehet ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img