19,04,2024

SHBA, Sanders fiton edhe në Wyoming ndaj Clinton-it

Must Read

Sanders-620x444

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders, ka fituar garën demokrate në shtetin Wyoming.

Në këtë mënyrë, ai i jep një tjetër shtysë fushatës së tij elektorale ndaj Hillary Clinton-it, përpara se gara t’i drejtohet lindjes së vendit.

Sipas BBC-së, sondazhet e jepnin Sanders-in që më herët si fitues në Wyoming, një shtet me të njëjtat tipare si ato që ai ka fituar më herët: rural, perëndimor dhe me popullsi kryesisht të bardhë.

Ndërkohë, fitorja në Wyoming është e 8-a në 9 garat e fundit për Sanders dhe, megjithëse në shifra nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim dramatik, përbëjnë një nxitje shumë të madhe morale drejt garës shumë të rëndësishme të 19 prillit në Nju-Jork.

Në Wyoming, pavarësisht se mori 55% të votave, Sanders fitoi po 7 delegatë sa dhe Clinton-i, e cila ruan avantazhin e saj prej thuajse 300 delegatësh.

Duke cituar analistët, mediet ndërkombëtare shkruajnë se të gjitha përpjekjet e Sanders janë përqendruar në faktin, që të mos lejojë Clinton-in të grumbullojë numrin prej 2.383 delagatësh, gjë që do t’i jepte asaj automatikisht kandidaturën presidenciale.

Nëse deri në konventën demokrate, asnjë prej tyre nuk do të ketë arritur këtë shifër, atëherë do të votojnë superdelegatët dhe për pasojë gjithçka mund të ndodhë. Analistët thonë se, Sanders ka shënuar një përparim të ndjeshëm edhe në garën e mbledhjes së fondeve, duke kaluar Hillary Clinton-in.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img